Tre të vdekur dhe 181 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Tre të vdekur dhe 181 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Tre persona kanë vdekur dhe 181 raste të reja me Covid-19, janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Në njoftimin e përditshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), bëhet e ditur se përveç këtyre shifrave, janë shëruar edhe 125 pacientë të cilët ishin të infektuar deri më sot.

Rastet e reja pozitive vijnë nga 22 komuna të Kosovës, prej të cilave edhe gjatë kësaj dite prin Prishtina, e pasuar nga komuna e Prizrenit, Podujevës dhe Gjilanit.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. 

Numri total i rasteve pozitive është ka arritur në nëntë mijë e 869 raste nga 39.741 persona të dyshimtë, me gjithsej 303 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesë mijë e 480 raste, kurse numri i rasteve aktive është  tre mijë e 961. /Insajderi.com