Një viktimë dhe 135 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Një viktimë dhe 135 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Një person ka humbur jetën dhe 135 të tjerë janë infektuar nga Coronavirusi brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, të cilët thonë se ky numër I të infektuarve është shënuar nga 586 mostrat e testuara brenda kësaj dite.

“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, u njoftua se përveç këtyre shifrave, edhe 72 qytetarë janë shëruar, duke çuar numrin e të shëruarve në tre mijë e 227 që nga fillimi i pandemisë. /Insajderi.com/