Tensione në Kuvend: Fjalosen deputetët e VV-së dhe LDK-së, seanca ndërpritet për 10 minuta

Tensione në Kuvend: Fjalosen deputetët e VV-së dhe LDK-së, seanca ndërpritet për 10 minuta

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë seancën e sotme për 10 minuta, njofton Insajderi.

Ajo u detyrua që të ndërmarrë këtë veprim masi njëri nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, iu është afruar njërit prej deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më pas janë mbledhur edhe një numër i madh i deputetëve nga të dyja subjektet politike, ku shihej që kishte tensioned he fjalosje.

Kuvendit të Kosovës po vazhdon të mbajë seancën plenare për shqyrtimin e projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Covid-19. /Insajderi.com/