Hoti shprehet pro tërheqjes së 10% të kursimeve nga Trusti

Hoti shprehet pro tërheqjes së 10% të kursimeve nga Trusti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur pro tërheqjes së 10 për qindëshit të kursimeve nga Trusti, duke thënë se ligji për rimëkëmbjen ekonomike mundëson dy gjëra, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se tërheqja e kësaj përqindjeje nga kursimet pensionale, e cila është rreth 170 milionë euro dhe tërheqja e 100 milionë nga fondi i AKP-së, janë për nevoja të rimëkëmbjes ekonomike.

“Tërheqjen e 10 për qind të kursimeve pensionale, që është rreth 170 mil euro dhe tërheqjen e 100 mil nga fondi i AKP për nevoja të rimëkëmbjes ekonomike”, thotë Hoti.

Njoftimi i plotë:

Ligji për rimëkëmbje ekonomike, që po kërkohet të hyjë në rend dite sot në seancën e Kuvendit, mundëson së paku dy gjëra:

  1. Tërheqjen e 10 për qind të kursimeve pensionale, që është rreth 170 mil euro dhe

2. Tërheqjen e 100 mil nga fondi i AKP për nevoja të rimëkëmbjes ekonomike. /Insajderi.com/