Bashkimi Europian kundërshton projekt-ligjin për vlerat e UÇK-së

Bashkimi Europian kundërshton projekt-ligjin për vlerat e UÇK-së

Pas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimi Evropian, ka kundërshtuar projekt-ligjin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për mbrojte të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë.

Përmes një reagimi, theksohet se UÇK-së është pjesë integrale e historisë së Kosovës, por mbrojta e saj përmes dekretit rrezikon seriozisht lirinë e shprehjes, raporton Insajderi.

“Këto dispozita minojnë dhe paralizojnë lirinë e shprehjes, një element thelbësor i vlerave thelbësore evropiane dhe të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e BE-së në Kosovë.

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje ligjvënëseve të Kosovës që të rishqyrtojnë dispozita të tilla, pasi do të minohen përpjekjet lokale e ndërkombëtare për ta forcuar respektimin e të drejtave themelore të njeriut.

Në Kosovë ka pasur mendime të ndryshme në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për këtë ka pretendime se UÇK po cenohet nga ofendimet që po i bëhen dhe për këtë ka synime që përmes dispozitave ligjore të mbrohet lufta çlirimtare. /Insajderi.com/

Reagimi i plotë: