Selimi: Projekt-ligji për vlerat e UÇK-së ka probleme përmbajtësore

Selimi: Projekt-ligji për vlerat e UÇK-së ka probleme përmbajtësore

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka pakënaqësi me projekt-ligjin për e vlerave e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Selimi ka thënë se ky projekt-ligj nuk është i sakt dhe ka shumë probleme përmbajtësore e strukturale, njofton Insajderi.

“Vetëvendosje nuk është kundër vlerave të luftës, që të jenë të mbrojtura. Por a duhet të mbrohet me ligj, nga kush duhet të mbrohet dhe nga kush është e rrezikuar. UÇK nuk ka nevojë për mbrojtje, por për njohje institucionale”, deklaroi Selimi.

Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet ky projekt-ligj i cili është kundërshtuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi sipas tyre një dispozitë e tillë ligjore e rrezikon seriozisht zhvillimin e demokracisë dhe cenon lirinë e shprehjes. /Insajderi.com/