AAK e përkrah ligjin për vlerat e UÇK-së

AAK e përkrah ligjin për vlerat e UÇK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të votojë pro projekt-ligjit të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për vlerat e luftës.

Deputetja e këtij subjekti politik, Teuta Haxhiu, ka thënë se ky ligj nuk është për gara politike, njofton Insajderi.

Po ashtu ajo ka kërkuar që ky ligj të përkrahët nga deputetët në lexim të parë

“Ky ligj nuk është për të bërë garë politike, as për poena politik por kërkon mbështetje unanime të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Prandaj ne si grup parlamentar i AAK-së, e përkrahim në lexim të parë“, tha ajo.

Kuvendi i Kosovës po diskuton projektin-ligjin për vlerat e UÇK-së, një dispozitë ligjore e kundërshtuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Po ashtu, disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës kanë vërejte për këtë projekt-ligj. Në mesin e tyre Rexhep Selimi e ka quajtur projekt-ligj me probleme përmbajtjesore. /Insajderi.com/