Haradinaj – Stublla thotë se Kosova s’duhet t’ia japë Serbisë mundësinë për dialog

Haradinaj – Stublla thotë se Kosova s’duhet t’ia japë Serbisë mundësinë për dialog

Është dashur të angazhohen institucionet shtetërore e diplomatike të Kosovës, për ta liruar ish-gjeneralin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imri Ilazin, pasi u ndalua nga policia turke, meqë Serbia kishte dërguar emrin e tij në Interpol.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, e irrituar me këtë përditësim listash që Serbia e ka bërë për në Interpol, ka deklaruar në llogarinë e saj në Facebook se Kosova nuk do të duhej t’ia japë mundësinë që të dialogojë fare.

“Serbia si palë agresore, që nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që vranë, masakruan, dhunuan, shkatërruan e vodhën gjithçka, Nuk do të duhej të ketë mundësinë të ulet në tavolinën dialoguese përballë Kosovës përderisa përditëson fletëarrestet politike ndaj luftëtarëve çlirimtarë që mbrojtën pragun e shtëpisë”, ka shkruar Haradinaj – Stublla në Facebook./Insajderi.com