Haziri për futjen e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës: Synimi i tyre po shihet, por i yni?

Haziri për futjen e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës: Synimi i tyre po shihet, por i yni?

“Kufiri në Ristovc duhet të jetë, nëse doni mos me e pa xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaçevës së Epërme”, ka shkruar, Lutfi Haziri, kryetari i Gjilanit, në llogarinë e tij në Facebook, duke komentuar kështu prezencën e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës.

Sipas Hazirit futja e ushtarëve serbë në Kosovë tregon saktë synimin e tyre, por, sipas tij, është Kosova që s’po dihet nëse ka ndonjë synim të qartë.

Haziri thërret për veprim, ndërsa kritikon deklaratat e dhënë për këtë rast.

“Koha me kry punë, e jo me deklarata e populizma politike. Synimi i tyre po shihet, por i yni?!”./Insjaderi.com

QUNI PËR INSAJDERI.COM: PO PRESIM RAPORTIN E SAKTË NGA KFOR-I PËR HYRJEN E FORCAVE SERBE NË KOSOVË