45 pacientë me Coronavirus në gjendje kritike

45 pacientë me Coronavirus në gjendje kritike

45 persona të cilët po trajtohet për COVID-19 nëpër spitalet e Kosovës, janë në gjendje kritike shëndetësore, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), në kuadër të së cilit trajtim mjekësor po marrin 630 pacientë, prej tyre 480 të konfirmuar me Coronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 389 janë me oksigjeno-terapi dhe 45 janë në gjendje kritike shëndetësore, thuhet në raportin e SHSKUK-së.

Në klinikat e QKUK-së, janë të shtrirë 271 pacientë, 237 prej tyre pozitivë, kurse 173 janë në asistim me oksigjen. Në spitalet e rajonale ndodhen të shtrirë 359 pacientë, prej tyre 243 janë të konfirmuar me pozitivë COVID-19, ndërsa 225 pacientë janë me oksigjeno-terapi. /Insajderi.com/