Melihate Tërmkolli: Serbisë duhet t’i tregohet vendi sot

Melihate Tërmkolli: Serbisë duhet t’i tregohet vendi sot

Anëtarja e LDK-së, Melihate Termkolli, ka reaguar ndaj hyrjes së forcave paramilitare serbe në territorin e Kosovës, konkretisht në zonën administrative të Kamenicës, njofton Insjaderi.

Në një reagim të Tërmkollit në Facebook thuhet se “Serbia ka bërë çdo herë kështu, ka hyrë kur ka dashur në tërritorin e Kosovës, por në rastin e fundit, ka avancuar më shumë se që duhet”.

Sipas Tërmkollit, “sot duhet të reagohet menjëherë, t’i tregohet vendi Serbisë sot”.

Më pas Termkolli thotë që “urgjent duhet një takim me komandantin e KFOR-it, një notë proteste në DASH, dhe BE, dhe të sqarohet se me këto ofensiva të Serbisë, cili është kuptimi i dialogut”.

Në fund ajo është shprehur se “ata që kanë iluzione, duhet a kuptojnë se Serbia nuk ndryshon, do të jetë çdo herë kështu”.

Lidhur me këtë problem, ku forcat paramilitare serbe kanë hyre pa anjë shpjegim dhe paralajmërim në fshatin Karaçevë te Kamenicës, deri më tani nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar dhe të sqaruar mirë të institucioneve te Kosovë.

Reagimet kanë qenë më shumë të natyrës individuale nga personalitete që kanë peshë dhe përgjegjësi politike./Insajderi.com