Dreshaj: Javën e ardhshme mund të rriten rastet shkaku i Bajramit

Dreshaj: Javën e ardhshme mund të rriten rastet shkaku i Bajramit

Infektologu kosovar, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se nga java tjetër mund të ketë rritje të rasteve të reja me Coronavirus në vendin tonë, njofton Insajderi.

Sipas Dreshajt, e gjithë kjo pasi në festën e Kurban Bajramit ka pasur lëvizje të madhe të qytetarëve.

Infektologu Dreshaj u ka bërë thirrje qytetarëve të vetëdijësohen për luftën kundër pandemisë Covid-19.

Ai tutje shtoi se institucionet shëndetësore po përballen me një numër të madh të rasteve me virusin Corona.

Sipas tij, klinikat në SHSKUK në të cilat po trajtohen të infektuarit janë të mbushura plotë. /Insajderi.com/