Gjendet një person i vdekur brenda veturës në Prishtinë

Gjendet një person i vdekur brenda veturës në Prishtinë

Gjatë ditës së sotshme, me datë 08.08.2020, është gjetur në Prishtinë një person i vdekur në veturë, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq – lagjja Peraj, ku sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi,  kjo vdekje cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

Policia e Kosovës është duke e trajtuar rastin në bashkëpunim me prokurorinë.

“Sot, më 08.08.2020 rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq (lagja Peraj). Njësitet policore nga Stacioni Policor ‘Veriu’  Prishtinë i janë përgjigjur njoftimit. Në vend-ngjarje, në një veturë, është gjetur një person pa shenja jete. Policia është duke e trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë”./Insajderi.com