Edhe në kohë pandemie ku çdo ditë po raportohen vdekje dhe raste të reja me Coronavirus, po organizohen ahengje familjare.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës raportohet se janë arrestuar disa persona për shkak të organizimit të ahengjeve familjare në kohë pandemie, njofton Insjaderi.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalohen të gjitha organizimet për shkak të përhapjes së virusit COVID-19.
Tre persona janë arrestuar në Gjakovë dhe një person në Rahovec për shkak se kanë shkelur vendimet qeveritare për menaxhimin e COVID-19.
Në këtë aksion kanë qenë të përfshirë edhe inspektorët komunale. /Insajderi.com/