Bie numri i rasteve të reja me Coronavirus në Prishtinë, 28 të infektuar brenda një dite

Bie numri i rasteve të reja me Coronavirus në Prishtinë, 28 të infektuar brenda një dite

Ndonëse me më pak raste brenda 24 orëve të fundit, komuna e Prishtinës edhe sot ka shënuar më së shumti raste të reja krahasuar me të gjitha vendet tjera në Kosovë, njofton Insajderi.

Prej 188 rasteve të reja të regjistruara sot, 28 janë shënuar në kryeqytet, pasuar nga komuna e Ferizajt me 21 raste dhe ajo e Pejës me po kaq raste sa ajo e Ferizajt.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e përditshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Përveç këtyre rasteve pozitive të shënuara, edhe 142 persona të tjerë të cilët ishin të infektuar deri më sot janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin Corona, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /Insajderi.com/