Një studim i ri tregon që pacientët e parë me Covid-19 në Wuhan po vuajnë nga pasojat e dëmtimit të mushkërive

Një studim i ri tregon që pacientët e parë me Covid-19 në Wuhan po vuajnë nga pasojat e dëmtimit të mushkërive

Një studim i bërë nga mjekët në Wuhan, Kinë, muajin e kaluar ka treguar që pacientët që kanë përjetuar virusin Covid-19, kanë pësuar dëme afatgjata të mushkërinjëve.

Sipas The Times, një hulumtim i bërë nga doktori Peng Zhiyoung i spitalit Zhongnan në Universitetin e Wuhanit, prej studimit një vje[ar i cili përcolli 107 pacientë që kanë vuajtur nga pneunomia, tregoi që kishte qenë për shkakë të virusit Covid.

Hulumtimi i Peng, tregoi se për 3 muaj, 90% e pacientëve që kanë mbijetuar Covid-19, mbetën me dëmtim të mushkërinjëve. Mosha mesatare e këtyre pacientëve ishte 59 vjeç.

Sipas The Times, testimet e bëra në këta pacientë treguan që ata mund të ecnin në një mesatare prej 500 metrash për 6 minuta, gjë që është shumë e ngadalshme krahasuar me një person të shëndetshme.

“Resultatet tregojnë që sistemi imunitar i këtyre pacientëve është ende duke u rehabilituar,” tha Peng për The Times.

Përpos kësaj 1 në 10 nga këta pacientë ka humbur antitrupin i cili është qenësor për të luftuar virusin Covid-19./Insajderi.com