Edita Tahiri: Nuk mbrohen kufijtë nga zyrat e qeverisë

Edita Tahiri: Nuk mbrohen kufijtë nga zyrat e qeverisë

Ish kryenegociatorja në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth patrullimit të forcave serbe ne fshatin Karaçevë të Kamenicës, njofton Insajderi.

Një një postim në Facebook, Tahiri është shprehur se “më këtë akt ka dështuar përpjekja sekrete për ta prekur kufirin e Kosovës”.

Sipas saj, “Serbia e ka shkelur haptas kufirin e Kosovës, dhe nga ana tjetër reagimi i institucioneve të vendit ishte shumë i zbehtë”.

Tahiri më pas ka shtuar se “kufijtë nuk mbrohen nga zyrat e qeverisë”.

Edita Tahiri ka qenë kryesuese e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i cili është zhvilluar në Bruksel nga vitit 2011 deri në vitin 2017./Insajderi.com