Katër viktima dhe 85 raste të reja me Coronavirus janë shënuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut brenda 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.
Këto raste pozitive kanë dalë nga një mijë e 188 teste të bëra brenda kësaj periudhe kohore.
Siç bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në këtë vend, më së shumti raste janë shënuar në Shkup, Kumanovë, Shtip e Kërçovë.
Katër persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, një 72-vjeçar dhe një 84-vjeçar nga Shkupi, një 62-vjeçar nga Gostivari dhe një 66-vjeçar nga Shtipi, teksa 45 pacientë janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë me COVID-19, në Maqedoninë Veriore janë diagnostikuar 11.839 persona, prej tyre shtatë mijë e 664 janë shëruar, 527 pacientë kanë humbur jetën dhe 3648 raste janë ende aktive. /Insajderi.com/