Partesh: Punëtori i merr shefit katër mijë e 500 euro dhe largohet

Partesh: Punëtori i merr shefit katër mijë e 500 euro dhe largohet

Një person i dyshuar ka keqpërdorur besimin e punëdhënësit të tij, duke i marrë pazarin ditor në biznes dhe duke u larguar, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:30, në komunën e Parteshit.

Siç njofton policia në raportin e saj 24-orësh, pazari i marrë nga ana e këtij punëtori kishte vlerën prej katër mijë e 500 euro.

Rasti është duke u hetuar.

“Partesh 09.08.2020 – 16:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se punëtori i tij i dyshuari mashkull kosovar ka marrë pazarin ditor në vlerë prej 4500 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/