Arrestohet i dyshuari për vrasjen e nënës së tij në Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e nënës së tij në Ferizaj

Është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas 83 vjeçare në Ferizaj, njofton Insajderi.

Pas raportimit se një grua është vrarë nga i biri i saj në këtë komunë, Policia e Kosovës, kanë dalë me një komunikatë për media në të cilën thuhet se i dyshuari është arrestuar, ndërsa për momentin është duke u intervistuar nga policia.

Siç bëhet e ditur nga PK, vrasja kishte ndodhur rreth orës 08:20, ndërsa viktima është dërguar në IML për obduksion.

“Rreth orës 08:20, policia ka marrë informatën për një rast vrasje e rëndë në Ferizaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë. Viktima M.Ç. (Shtetase e Kosovës e moshës 83 vjeçare). Pas hetimeve fillestare,hetuesit policor kanë arestuar një person të dyshuar lidhur me kët rast ku i njejti është duke u intervistuar. Për detaje tjera do të informoheni më vonë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lidhur me rastin e sotëm është deklaruar edhe prokurori Veton Shabani, i cili ka bërë të ditur se viktima ka jetuar me djalin e saj, i cili sipas informative të para nga vendi i ngjarjes, është i dyshuar kryesor.

“E ndjera ka jetuar me një djalë të saj, që sipas infiormatave të para, ka të meta mendore.  Është dërguar për ekzaminim te psikiatri. I dyshuar për momentin është djali, policia e ka marrë dhe është duke u trajtuar nga psikiatri”, ka deklaruar Shabani. /Insajderi.com/