SHSKUK ndan 210 mijë euro për shërbime funerale të të vdekurve nga Coronavirus

SHSKUK ndan 210 mijë euro për shërbime funerale të të vdekurve nga Coronavirus

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka ndarë një shumë prej 210 mijë euro për shërbime funerale të të vdekurve nga Coronavirusi, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për dhënien e kontratës së publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, është bërë me dije se kohëzgjatja e kontratës është për 12 muaj.

Për këtë tender kanë aplikuar tri kompani, por që fituese është shpallur kompania Blerim Nreci B.I.

Kontrata është dhënë më 7 gusht, derisa nënshkrimi është bërë sot.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I të këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/