Zëdhënësi I Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka kritikuar qasjen në kërkesën e Albin Kurtit drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për përkrahje të Kosovës në luftë kundër Coronavirusit.
Bytyçi, ka thënë se Kurti nuk është lideri i opozitës, por ish-kryeminsitër i Kosovës, që ka përgjegjësi direkte ndaj situatës.
Zëdhënësi I PDK-së, ka kritikuar Kurtin për parashikimin e tij të errët duke iu atribuar “katastrofës humanitare”.
Po ashtu, ai tha se Kurti ka liruar masat kundër COVID-19 me qëllim të organizimit e protestave dhe tubimet e Vetëvendosjes sipas Bytyçit, kanë qenë njëra ndër arsyet kryesore e shpërthimit të pandemisë COVID-19. /Insajderi.com/