Ministri Abrashi e akuzon VV-në për situatën me pandeminë COVID-19

Ministri Abrashi e akuzon VV-në për situatën me pandeminë COVID-19

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, “që e ka sjellë vendin në këtë gjendje me pandeminë COVID-19”.

Këtë pretendim, Abrashi, e ka mbështetur në lirimin e tërësishme të masave kundër COVID-19 gjatë majit maj dhe më pas organizimin e një proteste me mijëra qytetarë në sheshet e Prishtinës.

Ndërsa sa i përket letrës publike që Kurti ka drejtuar për bashkësinë ndërkombëtare, duke kërkuar ndihmë pasi i pari i VV-së mendon se Kosovë po hy në një “krizë humanitare’, ministri, Abrashi këtë veprim e ka lidhur si pjesë e opozitarizmit të Kurtit.

“Unë mendoj që kjo është pjesë e opozitarizmit. Unë mendoj se në coftë se flasim për alternativa të tilla, është VV që e ka sjellë vendin në këtë gjendje. Pastaj mos të flasim për ftohjen me partnerët tanë strategjik. Ka qenë vet kryeministri Kurti i cili nuk e dorëzoi detyrën dhe e ka bërë lirimin e të gjitha masave në mënyrë të menjëhershme. Na u kanë dashur dy muaj ta menaxhojmë këtë situatë. Ai mblodhi disa mijëra qytetarë në shesh e cila ka sjellë situatën këtu. Tash pas dy muajve menaxhim, gjendja po shkon drejt stabilizimit”, tha ai në T7.

Kosova po përballet me situatë të vështirësuar për shkak të virusit COVID-19, numri i rasteve të vdekjeve po rritët çdo ditë e më shumë. /Insajderi.com/