15 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në spitalin e Pejës

15 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në spitalin e Pejës

Numri i pacienteve me Covid-19 që po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka arritur në 73, ndërsa 15 prej tyre raportohet të jenë në gjendje të rëndë, njofton Insajderi.

Gjatë këtyre 24 orëve, gjithashtu janë shëruar edhe 3 persona nga Covid-19.

Na raporti i Përgjithshëm i Spitalit Rajonal të Pejës raportohet se nga të infektuarit me Covid-19 janë edhe nga personeli i spitalit, 5 Mjek, 16 Infermierë dhe 3 punëtorë.

Në përgjithësi, numri i pacienteve që kanë kërkuar shërbim në spitalin e përgjithshëm të Pejës, arrin në 223 persona./Insajderi.com