Nga ora 11:30, kryetarët e komunave, Hoti, Likaj e Zemaj diskutojnë për rishikimin e masave anti-COVID

Nga ora 11:30, kryetarët e komunave, Hoti, Likaj e Zemaj diskutojnë për rishikimin e masave anti-COVID

Kryetarët e Komunave të Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti, Minsitri i Arsimit, Ramë Likaj dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot do të zhvillojnë një takim nga ora 11:30, ku do të diskutohet për rishikimin e masave anti-COVID-19, njofton Insajderi.

Gjithashtu, në këtë takim do të diskutohet edhe për alternativat për rifillimin e vitit shkollor 2020-2021 dhe probleme të tjera nëpër komunat e Kosovës.

Ndërkaq, ditë më parë Ministri Zemaj ka paralajmëruar se mund të ketë një mbyllje të re, siç e ka quajtur të kontrolluar, por ka thënë se nuk do të jetë sikur në muajt mars e prill.

“Nuk e përjashtoj mbylljen që ta kemi një kontrolle më të madhe për virusin, qe ta kemi në kontrollë shtatorin, sepse ka gripa të tjera. Ky është vlerësim, mund të ndodh që të ketë një mbyllje të kontrolluar pa e lënduar pjesën organizative të jetës, por që mbyllja na siguron ta kemi nën kontroll pandeminë, që në shtator të jemi super të përgatitur”, ka thënë Zemaj.

Ai ka paralajmëruar edhe kufizim të lëvizjes me orare.

“Mbyllje jo si në mars, por mbyllje të kontrolluar dhe mirë të menaxhuar, duke organizuar formën e jetës, por në zbatimin e masave”, tha Zemaj, duke shtuar se para shtatorit mund të kthehet orari i lëvizjes për qytetarët me orare të caktuara. /Insajderi.com/