Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh edhe kryetar i Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2020 në Agjencinë Kundër Korrupsionit, njofton Insajderi.
Pacolli i cili është edhe një biznesmen i njohur, ka deklaruar pasuri të luajtshme super-luksoze.
Një avion me vlerë rreth 10 milionë euro dhe gjashtë vetura të tipit “Mercedes”, janë vetëm disa prej kësaj pasurie të Pacollit.
Dy nga veturat e kësaj marke kapin shifrën e 200 mijë eurosh, një 50 mijë, një 45 mijë, një 38 mijë dhe një 30 mijë.
Të gjitha këto vetura janë të deklaruara në emër të Pacollit, dhe prejardhja e pasurisë është deklaruar se ka ardhur nga jashtë Kosovës. /Insajderi.com/