Naser Ramadani: Testet nga Serbia nuk janë përdorur

Naser Ramadani: Testet nga Serbia nuk janë përdorur

Gjatë një raportimi përpara Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, Naser Ramadani ka thënë se testet e ardhura nga Serbia ende nuk janë përdorur, njofton Insajderi.

Ramadani më pas ka shtuar “së ato teste ekzistojnë akoma”, por nuk ka sqaruar për arsyen e mospërdorimit të atyre testeve.

Më pas Ramadani ka folur edhe për masat e hapjes, pas tre muajve izolim të plotë, ku ka thënë se hapja është bërë e shoqëruar me rekomandime se si duhet të sillen qytetarët në kohën që virusi është akoma aktiv.

Menaxhimi i situatës me Covid-19, në Kosovë është komentuar shumë duke u hedhur akuza e kundër akuza mes ish Qeverisë Kurti dhe qeverisë aktuale të udhëhequr nga Avdulla Hoti.

Një nga çështjet që është diskutuar shumë ka qenë edhe vendimi i qeverisë Kurti për t’i pranuar 1000 teste nga Serbia si donacion në ndihmë të situatës me Covid-19./Insajderi.com