Hoti thotë se me kryetarët e komunave po bëjmë përgaditjet për valën e dytë të mundshme në shtator

Hoti thotë se me kryetarët e komunave po bëjmë përgaditjet për valën e dytë të mundshme në shtator

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, patën sot një takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës dhe me drejtorët e Departamenteve Komunale të Shëndetësisë, me të cilët biseduan për masat e mëtejme të menaxhimit dhe të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19.

Kryeministri, Hoti, në një postim në Facebook, ka thënë se bashkë me komunat do të bëjmë përgatitjet për masat e mëtutjeshme, për një valë të re të infektimeve, e cila mund të paraqitet në shtator.

Hoti, ka thënë se në këtë takim është diskutuar edhe fillimi  i vitit të ri shkollor.

“Me kryetarët e komunave sot biseduam edhe për përgatitjet për fillimin e viti të ri shkollor dhe obligimet e komunave në këtë proces”, ka thënë Hoti.

Kosova po përballet me pandeminë COVID-19, numri i vdekjeve në vend është shqetësues pasi çdo ditë po regjistrohen mbi 10 raste me vdekje si pasojë e Coronavirusit. /Insajderi.com/