Gjatë ditës së sotshme do të mblidhen tri komisione parlamentare

Gjatë ditës së sotshme do të mblidhen tri komisione parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës sot me datë 12.08.2020 do të mblidhen tri komisione parlamentare për të raportuar për tri çështje të ndryshme, njofton Insjaderi.

Komisioni i parë që do të fillojë punën do të jetë  komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ku në rend dite ka miratimin e procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me 27 korrik dhe me 5 gusht. Ky Komision do të fillojë me punën nga ora 10:00.

Komisioni i dytë parlamentar do të jetë ai për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në këtë komision do të diskutohet lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit përzgjedhjen e Komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Ndërsa komisioni i tretë do të jetë ai për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport. Në komision do të jetë i pranishëm edhe ministri Ramë Likaj për të diskutuar rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021./Insajderi.com