
Drejtoria për Urbanizëm në Komunën e Malishevës ka marrë sot vendim për anulimin e vendimit të mëhershëm, për një kompani, e cila planifikonte të shfrytëzonte rreth tre hektarë sipërfaqe për qëllime komerciale.
Kompanisë “Geo Stone” me seli në Prishtinë, edhe pse më herët i është dhënë vërtetimi se ajo pjesë është jashtë planit urban, e njëjta është tërhequr pas vendimit të komunës dhe pas peticionit të banorëve të fshatrave Turjakë dhe Panorc.
Drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, ka paralajmëruar se në bashkëpunim me inspektoratin, në vazhdimësi do të mbikëqyren të gjithë gurëthyesit, dhe në të gjitha rastet ku nuk zbatohen kriteret, do të merren masat sipas ligjeve në fuqi.
Pikërisht për anulimin e një gurthyeseje tjetër, ditë më parë, në Malishevë u tha se pati kërcënime nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, në drejtim të drejtorit të Urbanizmit në Malishevë, Ahmet Morinës.
Për më shumë lexo: