Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar sesi do të duken shtigjet e reja të biçikletave në Prishtinë.
Ahmeti ka thënë se këto shtigje do të fillojnë nga lagjja, ‘Dardania”, e do të vazhdojnë edhe në pjesë tjera të qytetit
“Kështu do të duken shtigjet e reja të biçikletave që fillojnë në Dardani e do të vazhdojnë edhe në pjesë tjera. Do të ketë barriera fizike në mes të shtegut dhe rrugës për automjete”, ka shkruar Ahmeti.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mandat si kryetar i kryeqytetit deri në fund të vitit 2021, kur dhe do të mbahen zgjedhjet lokale. /Insajderi.com/