AAK nuk largohet nga Qeveria

AAK nuk largohet nga Qeveria

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të AAK-së, se nuk do të ketë prishje të koalicionit me LDK-në.

Gjini tha se AAK, ka kritika për rrjedhën që Hoti po ia jepë dialogut me Serbinë, por kjo nuk nënkupton prishje të Qeverisë.

“Është diskutuar rreth koalicionit. Kritikat e Aleancës për modelin e dialogut nuk nënkuptojnë mos  mbështetje politike për Qeverinë dhe nuk nënkuptojnë prishje të koalicionit. Dialogu po kthehet në stilin teknik”, tha ai.

Po ashtu ai shtoi se dialogu duhet të zhvillohet me praninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

”Nuk besojmë se dialogu duhet të zhvillohet pa ShBA-në. Edhe njëherë po ju them që kryetari Haradinaj do të jenë në kontakt me kryetarin Mustafa dhe Hoti. Nuk do të ketë largim të koalicionit”, është shprehur Gjini”, tha Gjini.

Adrian Gjini theksoi se koalicioni është i hapur për Partinë Demokratike të Kosovës. /Insajderi.com/