Abren Gashi: Nuk kemi marrëveshje me AAK-në për postin e presidentit

Abren Gashi: Nuk kemi marrëveshje me AAK-në për postin e presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se nuk kanë marrëveshje për postin e presidentit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Gashi ka thënë se i respekton synimet e AAK-së për këtë kandidaturën e Ramush Hardianjt për president,  duke e quajtur mbledhjen e sotme të AAK-së si, “ngjarje partiake”.

Por, deputeti i LDK-së, tha se një marrëveshje e tillë në mes partive të koaliconit qeverisës nuk ekziston.

“Nuk kemi marrëveshje për Presidentin”, tha ai në Klan Kosova.

Ramush Haradinaj të mërkurën zyrtarisht ka shprehur pretendimin për t’u bërë president i Kosovës në vitin 2021. /Insajderi.com/