Moti sot me diell e me shi

Moti sot me diell e me shi

Gjatë ditës do të jetë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasdites mund të bie shi përgjatë viseve malore, njofton Insajderi.

Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare, me tendencë të një rënie të lehtë ditën e diele. Minimalet nga 15C deri në 17C, ndërsa maksimalet 26C deri në 32C.

Mot i nxehtë do të jetë edhe të premten (nesër). Gjatë ditës do të ketë vranësira, e në mbrëmje pritet të ketë rrebeshe shiu me bubullima.

Nga dita e premte fusha të presionit të ulët nga Europa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që në fundjavë sjellin destabilizim të motit me rrebeshe shiu dhe bubullima./Insajderi.com