Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton se nga gjithsejtë 57 pacientë me COVID-19 që po trajtohen në këtë spital, 12 prej tyre janë në gjendje të rëndë, njofton Insajderi.
Kurse, nga stafi i Spitalit pesë mjekë, 16 infermierë dhe 3 punëtorë nga personeli jo-mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.
Spitali bën të ditur gjithashtu se nëntë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19.
Ndërsa përveç 12 pacientëve që janë me COVID-19, 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi./Insajderi.com