PDK thërret konferencë për media

PDK thërret konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media për në orën 12:30, njofton Insajderi.

Në njoftimin e PDK-së nuk bëhet e ditur se cila është arsyeja e thirrjes së kësaj konference, por mund të ketë lidhje me mos votimin nga deputetët të projektligjit për Mbrojtjen e  Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kanë votuar vetëm 35 deputetë për këtë projektligj, numër i pamjaftueshëm ky për ta vlerësuar votim pro ose kundër.

Kjo është hera e dytë që nuk ka kuorum për votim të këtij projektligji.

Edhe herën e parë, pas zhvillimit të diskutimeve, projektligji u hodh në votim, por nuk kishte kuorum në sallë.

Të mërkurën, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ftoi Partinë Demokratike ta tërheqë projektligjin, me arsyetimin se “ka shumë vërejtje e pasaktësi”.

Më herët, edhe partia më e madhe në vend, VV-ja ka thënë se “ka hile” nga ata që e kanë sponorizuar/Insajderi.com