Policia jepë detaje për aksidentin e djalit të presidentit, Endrit Thaçi

Policia jepë detaje për aksidentin e djalit të presidentit, Endrit Thaçi

Endrit Thaçi, djali i presidentit të Kosovës, Hashim  Thaçit, është aksidentuar në ora 05:25. Ai ka marrë edhe lëndime nga ky aksident, njofton Insajderi.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Insajderi.com, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Ferizaj, rreth rrotullimit afër Stacionit Policor Jugor.

Ajo ka shtuar se me rastin në fjalë po merret njësiti i trafikut.

“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti./Insajderi.com/