KFOR-i së bashku me Policinë e Kosovës kanë filluar planifikimin për veprimtaritë operacionale të përbashkëta në zonën e Kamenicës, njofton Insajderi.
Komanda Rajonale e kësaj e KFOR-it Lindje në takim me Policinë Kufitare kanë nisur këtë plan për patrullim të përbashkët në Karaçevë.
Kjo seancë e planifikimit të sotëm pasoi nga samiti Teknik i nivelit të lartë të mbajtur dje në Selinë e Policisë së Kosovës midis Shefit të Operacioneve të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe Drejtorit të Policisë së Kosovës, së bashku me zyrtarë të tjerë.
Në njoftim thuhet se të dy palët shprehën kënaqësi të ndërsjellë për nivelin e bashkëpunimit të zhvilluar deri më tani në fushën e sigurisë dhe u angazhuan për forcimin e mëtejshëm të tij, përmes një mekanizmi të përmirësuar javor që do të lejojë një rritje të patrullave të përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në zonë të Kamenicës. /Insajderi.com/