Luan Gola emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë

Luan Gola emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë

Ish-kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Luan Gola, është zgjedhur zëvendësministër i Shëndetësisë.

Kjo u bë e ditur nga vetë Gola, i cili me anë të një postimi në Facebook, falënderoi kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për besimin e dhënë.

“Me vendim të kryeministrit Hoti sot jam emëruar zëvendësministër i Shendëtësisë. Falendëroj kryeministrin dhe kryetarin Mustafa për besimin e dhënë. Në këtë kohë të pandemisë do të përpiqem që të ofroj gjithë përvojen time profesionale në funksion të shëndetit të popullatës”, ka shkruar Gola.

Gola është zëvendësministër i tretë i Shëndetësisë, pas Pjetër Ndout e Resul Makreshit. /Insajderi.com