Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, është deklaruar rreth kandidaturës së Ramush Haradinajt për President të vendit në vitin e ardhshëm, meqë ky i fundit dje mori mbështetjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë të cilën e drejton, Aleancën për Ardhmëri të Kosovës.
Shala thotë se partia e Haradinajt asnjëherë nuk e ka pasur shumicën në Kuvend dhe se është një parti e vogël për t’a udhëhequr pozicionin e Presidentit.
“Në këtë zhvillim të shtetit të ri të Kosovës në situata të caktuara, liderë të vegjël e të mëdhenj shpeshherë i ka dominuar ambicia se sa arsyeja dhe asnjë logjikë e as ambicie të shëndoshë e as programore nuk të çon te ajo se lideri i AAK-së mund të vijë në pozicionin e Presidentit”.
“Kjo nisur nga fakti se nga paslufta është në politikë dhe asnjëherë nuk ka qenë pjesë e shumicës parlamentare, pra është një parti e vogël – e respektuar për aq sa është, por ta udhëheq pozicionin e Presidentin në asnjë formë në këtë situatë”, ka thënë ndër tjerash Shala. /Insajderi.com