Caktohet data

Liderët e Kosovës e Serbisë takohen me dy shtator në Uashington, njofton Grenell

I caktuar për shumë më herët, por i pezulluar për shkak të zhvillimeve që imponoi Gjykata Speciale, tashmë ka një datë të re për takimin në Shtëpinë e Bardhë. Është data dy e muajit tjetër, kur Kosova e Serbia takohen në Uashington.

Liderët e Kosovës e Serbisë takohen me dy shtator në Uashington, njofton Grenell

Takimi në Uashington që ishte shtyrë për shkak të aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka një datë të re.

Emisari special amerikan, Richard Grenell, ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Twitter se takimi është vendosur për dy shtator, njofton Insajderi.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për të zhvilluar negociata me dy shtator”, shkruan Grenell në Twitter./Insajderi.com