Policia ka arrestuar një person në Lipjan pasi që kishte sulmuar seksualisht një grua, njofton Insajderi.
I dyshuari e kishte sulmuar seksualisht gruan javën që lamë pas, kështu kanë njoftuar nga Policia e Kosovës.
Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Insajderi.com