OVL e UÇK-së sot dorëzon kërkesën për ndryshimin e ligjit për Specialen

OVL e UÇK-së sot dorëzon kërkesën për ndryshimin e ligjit për Specialen

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), sot në orën 15:00, do t’i dorëzojë Kuvendit të Kosovës kërkesën për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, njofton Insajderi.

Kjo iniciativë e kësaj organizate vjen pas propozim-aktakuzave të ngritura ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot më 14 gusht 2020, ora 15:00, Kuvendit të Kosovës do t’i bëjë dorëzimin e kërkesës për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate. /Insajderi.com