Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Albinot Malokun si anëtarin e pestë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, njofton Insajderi.
Maloku gjatë votimit mori besimin më të madh të deputetëve se kandidatje tjetër, Arlinda Azemi.
Zgjedhjen e tij si anëtar të bordit e konstatoi kryesuesi i seancës, Kujtim Shala, ai po ashtu i renditi dhe katër anëtarët e tjerë që e plotësojnë shumicën shqiptare.
Ndërsa, konkursi për dy anëtarët e komuniteteve jo shumicë konkursi është kthyer në pikën zero.
“Konstatojë se anëtarë të bordit të RTK-së nga radhët e komuniteteve shumicë shqiptare janë zgjedhur Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku dhe Petrit Musollin dhe Albinot Maloku”, ka thënë Shala.
Anëtarët e bordit të RTK-së kanë mandat trevjeçar. /Insajderi.com