Tahiri për patrullimin e xhandarmerisë serbe në Kosovë: “Gabim që duhet të përmirësohet”

Tahiri për patrullimin e xhandarmerisë serbe në Kosovë: “Gabim që duhet të përmirësohet”

“Gabim që duhet të përmirësohet”, e ka quajtur zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri, patrullimin e përbashkët në territorin e Kosovës të xhandarmërisë serbe dhe forcave të KFOR-it, njofton Insajderi.

Tahiri, në seancën e sotme plenare, u zotua se kjo do të përmirësohet dhe se nuk duhet të ndodh asnjëherë sepse është një provokim për vet shtetin.

“Ajo që ka ndodhur në raport me defilimin e forcave serbe dhe KFOR-it bashkërisht ka qenë një gabim të cilin duhet të përmirësojmë ne si qeveri. Por edhe nuk duhet të ndodh asnjëherë sepse ka qenë një provokim për qytetarët atje, por edhe për vet shtetin”, deklaroi Tahiri./Insajderi.com