BDI i vazhdon bisedimet me LSDM-në për formimin e qeverisë

BDI i vazhdon bisedimet me LSDM-në për formimin e qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim sot, e premte, kumtoi se bisedimet për formimin e koalicionit qeveritar me LSDM-në vazhdojnë dhe se po zhvillohen në nivele të ndryshme partiake, shkruan Gazeta Online Insajderi.

“Janë konfirmuar parimet mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme dhe ato iu kumtuan opinionit disa herë. Ne po përgatitemi për hapat e ardhshëm, siç është përgatitja e një programi të detajuar të punës dhe përcaktimi i propozimeve me drejtues të institucioneve të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Besojnë, siç thuhet, se kjo qasje do të çojë në një marrëveshje përfundimtare dhe një Qeveri me një mandat të plotë katërvjeçar që do të miratohet në Kuvend, do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe do të vazhdojë partneritetin me aleatët tanë euro-atlantikë.