Kompania e lojërave kompjuterike Epic Games ka ndërmarrur masa ligjore ndaj Google dhe Apple

Kompania e lojërave kompjuterike Epic Games ka ndërmarrur masa ligjore ndaj Google dhe Apple

Krijuesi i lojërave Fortnite, Epic Games, ka ndërmarrë masa legale kundër Google pasi është ndaluar nga Google Play, vetëm disa orë, pasi e njëjta gjë ka ndodhur me Apple.

Apple dhe Google e kanë larguar lojën e famshme nga aplikacionet e tyre, pasi Epic Games anashkaloi sistemet e tyre të pagesës, për të shmangur dhënien e një pjese të shëtitjeve. Të dy këto platforma marrin 30% të shitjeve nga pjestarët e aplikacioneve, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Google tha se sistemi i tyre është i hapur dhe se do të punojë për të kthyer Fortnite prapë të aplikacionet zyrtare të sistemit.

Ndryshimi më i ri në aplikacionin Fortnite u ofroi lojtarëveulje prej 20% në një lojë të re, nëse ata paguajnë direkt, e jo përmes Samsung Galaxy ose Apple.

Në këtë mënyrë ata thyen rregullat e aplikuara nga të dy aplikacionet.

Të martën, Apple, largoi Fortnite nga App Store duke mos ju lënë lojtarëve asnjë mundësi për të instaluar lojën.

Epic Games e kishte pritur këtë gjë të ndodhte, duke publikuar menjëherë një video ku tallej me reklamën televisive me temë nga viti 1984 nga Apple.

Edhepse aplikacioni Epic Games, është larguar edhe nga Google, ata mbetën të heshtur lidhur me këtë gjë, përpos lajmrimit që më shumë informata do të vijnë së shpejti./Insajderi.com