Nga 30 deri në 500 euro janë dënimet për ata që i shkelin masat anti-Covid

Nga 30 deri në 500 euro janë dënimet për ata që i shkelin masat anti-Covid

Ligji për Luftimin e Pandemisë Covid-19 që u votua nga Kuvendi i Kosovës parasheh dënime nga 35 euro deri në 500 euro, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Abdyli, në profilin e tij social Facebook.

Për mos vënie të maskës dhe mos mbajtje të distancës dënimi do të jetë 35 euro.

Për mosrespektim të ndalim qarkullimit 200 euro

Ndërsa për mosrespektim të vetëizolimit 500 euro.

Ky projektligj është cilësuar si i nevojshëm meqë që nga fillimi i pandemisë, masat që janë marrë për menaxhim të situatës, janë cilësuar si shkelje kushtetuese nga qeveritë./Insajderi.com