Hykmete Bajrami do të kërkojë prapë votat për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike

Hykmete Bajrami do të kërkojë prapë votat për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike

Pavarësisht se dy herë dështoi votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, Ministrja e Ekonomisë dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, insiston përsëri.

Bajrami është shprehur se përsëri do ta kërkojë votën e deputetëve për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Bajrami është shprehur se kalimi i këtij ligji mundëson lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe ndihmon bizneset private.

Tutje Bajrami ka shtuar se interesi i qytetarëve duhet të jetë gjithmonë mbi interesin partiak dhe ditor. Andaj, votimi i një Ligji të tillë duhet parë si ndihmë e qytetarëve dhe jo për të bërë luftë partiake./Insajderi.com