PDSH e udhëhequr nga Xhaferi arriti të fitojë zgjedhjet parlamentare të vitit 1998. Erdhi në pushtet me një strategji krejtësisht te re. Xhaferi njihet si ndërtuesi i platformës për demokraci konsensuale, si një parakusht për parandalimin e tendencave margjinalizuese të aplikuara në atë kohë kundrejt shqiptarëve, por dhe si mjet që mund të ishte efikas kundër ndarjeve territoriale që sot e kësaj dite i kanosen Maqedonisë.
Para 8 vitesh, në orët e pasdites do të shuhet Arbën Xhaferi , një ndër politikanët më të njohur në trojet shqiptare dhe jo vetëm. Një kohë të gjatë ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit, shkruan Insajderi.
Arbën Xhaferi, një kohë të gjatë kishe vepruar në Radio Televizionin e Prishtinës ku edhe kishte qenë redaktor i emisioneve kulturore.
Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së, do të punon në disa gazeta dhe më pas kthehet në Maqedoni, ku bashkë me Menduh Thaçin themelojnë Partinë Demokratike Shqiptare.
Deri në vitin 2007 pas plot 12 vitesh ai do ta drejtojë këtë parti ndërsa më pas zgjidhet kryetar i Kuvendit Qendror. Postin e tij do ta trashëgojë zëvendëskryetari i deriatëhershëm Menduh Thaçi.
Arbën Xhaferi kishte edhe një rol aktiv gjatë krizës së Kosovës kur me qindra e mijëra të dëbuar u strehuan në Maqedoni.
Krahas kësaj gjatë qeverisjes 1998-2002 të PDSH-së për herë të parë kryeministri i qeverisë së përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, pritet nga autoritetet më të larta shtetërore, në mesin e tyre edhe ish kryeministrin Lupço Georgievskin.
Partia e Arbën Xhaferit në atë kohë bashkëqeveriste me VMRO-DPMNE-në, e drejtuar pikërisht nga Lupço Georgievski.
Delegacioni kosovar i kthyer nga Franca, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë, nga Tetova me helikopter do të udhëton deri në malet e Berishës, nën organizimin e Arbën Xhaferit dhe strukturave të partisë që drejtonte ai.
Arbën Xhaferi më pas do të jetë një ndër këshilltarët kryesorë të Hashim Thaçit, duke luajtur rol aktiv gjatë bisedimeve për transforimimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në trupat mbrojtëse të Kosovës.
Xhaferi krahas aktivitetit politik po ashtu njihet edhe si mendimtar i rrethanave politike jo vetëm në rajon por edhe më gjërë.
Ishte edhe nënshkrues i Marrëveshjes së Ohërit me çka ju dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Maqedoni.
Kur PDSH ishte në pushtet për herë të dytë, 2006-2008, me iniciativën e Arbën Xhaferit, në Maqedoni u themelua Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore i Shqiptarëve, kurse në vitin 2001 poashtu u themelua edhe Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, me iniciativë të tij.
Në Kosovë, në nderim të figurës së tij, sot emrin e mban autostrada që lidh Shkupin dhe Prishtinën.
Kush ishte Arbën Xhaferi
Arbën Xhaferi ka lindur më 24 janar 1948 në Tetovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në vendlindje. Ka vazhduar studimet në degën e Filozofisë në Beograd ku ka mbaruar me sukses.
Nga viti 1975 deri në vitin 1990 punon në Televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës dhe komentator i programit të kulturës. Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Sllobodan Milosheviqit.
Pas kësaj periudhe punon si analist në të përjavshmen “Koha” me editor Veton Surroin, në “Forum” që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare.
Do të vijë viti 1993 kur Arbën Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo si analist, por si politikan. Në vitin 1994 zgjidhet kryetar partie.
PDSH e udhëhequr nga Xhaferi arriti të fitojnë zgjedhjet parlamentare të vitit 1998. Erdhi në pushtet me një strategji krejtësisht te re. Xhaferi njihet si ndërtuesi i platformës për demokraci konsensuale, si një parakusht për parandalimin e tendencave margjinalizuese të aplikuara në atë kohë kundrejt shqiptarëve, por dhe si mjet që mund të ishte efikas kundër ndarjeve territoriale që sot e kësaj dite i kanosen Maqedonisë.
Gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, Xhaferi investohet tek faktori ndërkombëtar që motivet e luftës të mos kërkohen atje ku nuk ekzistonin, pra në Kosovë apo te “animet gjenetike të shqiptarëve për rebelim”, ashtu siç pretendonin faktorët maqedonas, por te koncepti i shtetit i cili nuk përputhej me realitetin.
Qasja e Xhaferit në atë kohë turbullirash u përkrah më në fund nga faktori ndërkombëtar, duke bërë të mundur legjitimimin e luftës së shqiptarëve, duke nisur kështu maratona e Ohrit, që përfundoi me një marrëveshje për ndërrimin e konceptit etnocentrik të shtetit.
Në zgjedhjet e 15 shtatorit të vitit 2002 Xhaferi kalon në opozitë. Ai mbajti postin e kryetarit të partisë deri në vitin 2007, kur u zëvendësua nga Menduh Thaçi.
Në atë periudhë të zymtë parazgjedhore, analistë të ndryshëm patën vlerësuar se shqiptarët do të përfshihen në një konflikt të paevitueshëm brenda tyre. Në opozitë, Xhaferi që në fillim dha sinjale se qeveria e re, po devijon nga përcaktimet e marrëveshjes së Ohrit. Madje ai i drejtoi publikisht një letër kryetarit të shtetit Boris Trajkovski, duke refuzuar pjesëmarrjen në bisedime me të./Insajderi.com